155 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 7 654.
Në 24 orët e fundit 2 pacientë ka humbur jetën: një 61 vjeçare dhe një 69 vjeçare nga Tirana .
95 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndër to 12 janë në terapi intensive dhe 4 janë të intubuar.
Të infektuarit e rinj janë: 34 raste në Tiranë, 24 raste në Durrës, 12 raste në Krujë, nga 9 raste në Korçë dhe Lezhë, 8 raste në Elbasan, nga 7 raste në Kurbin dhe Vlorë, 6 raste në Gjirokastër, 4 raste në Kukës, nga 3 raste në Fier, Kavajë, Përmet, nga 2 raste në Shkodër, Devoll, Lushnje, Mirëditë, Tropojë, Mallakastër, Divjakë, Peqin, Kolonjë, Gramsh, nga 1 rast në Mat, Ura Vajgurore, Klos, Vorë, Maliq, Patos.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 55 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3 871 që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 50 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 7 654 të infektuar,
– 230 viktima;
– 3 871 të shëruar,
– 3 551 të infektuar aktivë.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 17 gusht sipas qarqeve është:
- Tiranë, 1795 pacientë aktivë,
- Durrës, 434 pacientë aktiv,
- Shkodër, 285 pacientë aktivë,
- Vlorë, 125 pacientë aktivë,
- Fier, 146 pacientë aktivë,
- Lezhë, 126 pacientë aktivë,
- Korçë, 126 pacientë aktivë,
- Kukës, 102 pacientë aktivë,
- Elbasan, 84 pacientë aktivë,
- Berat, 57 pacientë aktivë;
- Gjirokastër, 34 pacientë aktivë,
- Dibër, 324pacientë aktiv.