Përditësim 18 gusht: 155 të infektuar të rinj dhe 2 viktima, shkon në 7 654 totali i të infektuarve

Nga Exit News
Përditësim 18 gusht: 155 të infektuar të rinj dhe 2 viktima, shkon në 7 654 totali i të infektuarve

155 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 7 654.

Në 24 orët e fundit 2 pacientë ka humbur jetën: një 61 vjeçare  dhe një 69 vjeçare nga Tirana .

95 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndër to 12 janë në terapi intensive dhe 4 janë të intubuar.

Të infektuarit e rinj janë:  34 raste në Tiranë, 24 raste në Durrës, 12 raste në Krujë, nga 9 raste në Korçë dhe Lezhë, 8 raste në Elbasan, nga 7 raste në Kurbin dhe Vlorë, 6 raste në Gjirokastër, 4 raste në Kukës, nga 3 raste në Fier, Kavajë, Përmet, nga 2 raste në Shkodër, Devoll, Lushnje, Mirëditë, Tropojë, Mallakastër, Divjakë, Peqin, Kolonjë, Gramsh, nga 1 rast në Mat, Ura Vajgurore, Klos, Vorë, Maliq, Patos.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 55 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3 871 që nga fillimi i epidemisë.

Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 50 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 7 654 të infektuar,

– 230 viktima;

– 3 871  të shëruar,

–  3 551 të infektuar aktivë.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 17 gusht sipas qarqeve është:

  1. Tiranë, 1795 pacientë aktivë,
  2. Durrës, 434  pacientë aktiv,
  3. Shkodër, 285 pacientë aktivë,
  4. Vlorë, 125 pacientë aktivë,
  5. Fier, 146 pacientë aktivë,
  6. Lezhë, 126 pacientë aktivë,
  7. Korçë, 126 pacientë aktivë,
  8. Kukës, 102 pacientë aktivë,
  9. Elbasan, 84 pacientë aktivë,
  10. Berat, 57 pacientë aktivë;
  11. Gjirokastër, 34 pacientë aktivë,
  12. Dibër, 324pacientë aktiv.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>