Përditësim 18 korrik: 102 të infektuar të rinj dhe 4 viktima, shkon në 4 008 totali i të infektuarve

Nga Exit News
Përditësim 18 korrik: 102 të infektuar të rinj dhe 4 viktima, shkon në 4 008 totali i të infektuarve

102 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 4 008.

Në 24 orët e fundit katër pacientë kanë humbur jetën: një 43-vjeçar nga Kamza pa sëmundje shoqëruese dhe një 60-vjeçar nga Shkodra, një 64-vjeçar nga Durrësi dhe një 61-vjeçar nga Tirana me sëmundje shoqëruese.

Të infektuarit e rinj janë 67 raste në Tiranë, 5 në Shkodër, nga 4 raste në Krujë, nga 2 raste në Berat, Kavajë, Peqin, nga 1 rast në  Durrës, Has, Korçë, Lezhë, Lushnjë, Vlorë, Sarandë.

Në spital janë të shtruar 110 pacientë, mes tyre edhe mosha të reja. 14 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 1 prej tyre i intubuar në gjendje të rëndë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 50 qytetarë, duke e çuar në 2 264 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Që prej fillimit të marsit janë testuar rreth 35 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 4 008 të infektuar,

– 111 viktima;

– 2 264 të shëruar,

– 1 631 të infektuar aktivë.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 18 korrik sipas qarqeve është:

  1. Tiranë, 774 pacientë aktivë,
  2. Durrës, 207 pacientë aktiv,
  3. Shkodër, 193 pacientë aktivë,
  4. Vlorë, 102 pacientë aktivë,
  5. Fier, 38 pacientë aktivë,
  6. Lezhë, 85 pacientë aktivë,
  7. Korçë, 53 pacientë aktivë,
  8. Kukës, 50 pacientë aktivë,
  9. Elbasan, 46 pacientë aktivë,
  10. Berat, 38 pacientë aktivë;
  11. Gjirokastër, 21 pacientë aktivë,
  12. Dibër, 24 pacientë aktiv.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>