2 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 948.
Kjo është dita me më pak të infektuar ditorë që prej fillimit të pandemisë.
77 përqind e të infektuarve ose 730 prej tyre janë shëruar.
Sipas njoftimit të ISHP-së, të infektuar të tjerë të rinj janë zbuluar vetëm në Durrës.
Në 24 orët të fundit janë testuar 168 qytetarë të dyshuar, ndërsa që prej fillimit të marsit janë testuar 12,500 persona, prej të cilëve janë:
– 948 të infektuar,
– 31 viktima;
– 730 të shëruar,
– 190 të infektuar aktivë;
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 15 pacientë, ku vetëm 3 janë në terapi intensive.
Më pak se 15 për qind e të infektuarve kanë nevojë për trajtim spitalor.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 18 maj është:
– Tiranë, 78 pacientë aktivë,
– Krujë, 46 pacientë aktivë,
– Shkodër, 15 pacientë aktivë,
– Kamëz, 12 pacientë aktivë,
– Durrës, 19 pacientë aktiv,
– Berat, 10 pacientë aktivë,
– Fier, 5 pacientë aktivë,
– Elbasan, 2 pacientë aktivë,
– Mirditë, 1 pacient aktiv,
– Korçë, 1 pacient aktiv,
– Kurbin, 1 pacient aktiv.