281 raste të reja me koronavirus u regjistruan, pas kryerjes së 1276 testeve.
Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën tre pacientë: një 61 vjeçar nga Lezha, një 81 vjeçare nga Tirana, një 87 vjeçar nga Elbasani.
Janë shëruar 70 qytetarë, duke e çuar në 10,071 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
- 151 raste në Tiranë,
- 30 raste në Korçë,
- 18 raste në Fier,
- 14 raste në Elbasan,
- 12 raste në Pogradec,
- 7 raste në Lezhë, Mirditë, Kuçovë,
- 5 raste në Kavajë, Kamëz,
- 4 raste në Berat
- 3 në Devoll
- 2 raste në Durrës, Vlorë, Rrogozhinë, Roskovec, Cerrik,
- 1 rast në Shkodër, Kurbin, Mallakastër, Librazhd, Gjirokastër, Peqin, Kolonjë, Maliq.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 256 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.