158 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 7 812.
Në 24 orët e fundit 2 pacientë ka humbur jetën: një 60 vjeçar nga Tirana dhe një 62 vjeçar nga Shijaku.
101 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndër to 17 janë në terapi intensive dhe 4 janë të intubuar.
Të infektuarit e rinj janë: 81 raste në Tiranë, 10 raste në Shkodër, nga 9 raste në Durrës dhe Vlorë, 6 raste në Korçë, nga 5 raste në Krujë, Fier, Lezhë, Lushnje, Kamëz, 4 raste në Kurbin, 3 raste në Kolonjë, nga 2 raste në Mat dhe Klos, nga 1 rast në Kukës, Kavajë, Berat, Gjirokastër, Sarandë, Tepelenë, Prrenjas.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 57 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3 928 që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 50 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 7 812 të infektuar,
– 234 viktima;
– 3 928 të shëruar,
– 3 650 të infektuar aktivë.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 19 gusht sipas qarqeve është:
- Tiranë, 1913 pacientë aktivë,
- Durrës, 469 pacientë aktiv,
- Shkodër, 294 pacientë aktivë,
- Vlorë, 144 pacientë aktivë,
- Fier, 170 pacientë aktivë,
- Lezhë, 156 pacientë aktivë,
- Korçë, 147 pacientë aktivë,
- Kukës, 113 pacientë aktivë,
- Elbasan, 84 pacientë aktivë,
- Berat, 59 pacientë aktivë;
- Gjirokastër, 43 pacientë aktivë,
- Dibër, 39 pacientë aktiv.