14 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 562.
12 persona janë shëruar, duke e çuar totalin në 314.
Sipas njoftimit të ISHP-së, të infektuar të rinj janë zbuluar në Kurbin, Kukës, Fier e Tiranë.
Në 24 orët e fundit janë testuar 231 persona të dyshuar, ndërsa në total që prej fillimit të marsit janë testuar 5542 persona, prej të cilëve janë:
– 562 të infektuar,
– 26 viktima;
– 314 të shëruar;
– 222 persona të infektuar aktivë;
– 34 të shtruar tek Infektivi, 6 prej të cilëve janë në terapi intensive;
– 8 të shtruar tek Sanatoriumi, 4 prej të cilëve në terapi intensive në gjendje të rënduar, 4 ndodhen në pavion.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 42 pacientë.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve deri më 19 prill është:
– Tiranë, 251 pacientë,
– Durrës, 42 pacientë,
– Lushnje, 6 pacientë,
– Elbasan, 16 pacientë,
– Fier, 36 pacientë,
– Kavajë, 9 pacientë,
– Rrogozhinë, 4 pacientë,
– Korçë, 19 pacientë,
– Vlorë, 5 pacientë,
– Shkodër, 96 pacientë,
– Lezhë, 14 pacientë,
– Berat, 2 pacientë,
– Has, 13 pacientë,
– Krujë, 18 pacientë,
– Tropojë, 4 pacientë,
– Pukë, 5 pacientë,
– Mirditë, 3 pacientë,
– Kukës, 11 pacientë,
– Mallakastër, 1 pacient,
– Kurbin, 7 pacientë.