Përditësim 19 shtator: 153 raste të reja dhe 5 viktima nga Covid-19

Nga Exit News
Përditësim 19 shtator: 153 raste të reja dhe 5 viktima nga Covid-19

153 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 12 226.

Në 24 orët e fundit 5 pacientë kanë humbur jetën.

178 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndër to 13 janë në terapi intensive dhe 5 janë të intubuar.

Të infektuarit e rinj janë: 57 raste në Tiranë, 15 në Lezhë, nga 11 raste në Krujë, Fier, Pogradec, 8 në Vlorë, 6 në Korçë, nga 4 raste në Lushnje, Mat, Gramsh, Patos, nga 3 raste në Mallakastër, Librazhd, nga 2 raste në Berat, Divjakë, Maliq, nga 1 rast në Durrës, Elbasan, Tepelenë, Malësi e Madhe, Peqin, Memaliaj.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 57 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 6 888 që nga fillimi i epidemisë.

Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 70 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 12 226 të infektuar,

– 358 viktima;

– 6 888 të shëruar,

– 4 980 të infektuar aktivë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve deri në 19 shtator:

  1. Tiranë 2 444 raste
  2. Durrës 559 raste
  3. Shkodër 373 raste
  4. Lezhë 295 raste
  5. Elbasan 274 raste
  6. Korçë 237 raste
  7. Fier 222 raste
  8. Vlorë 189 raste
  9. Kukës 143 raste
  10. Berat 106 raste
  11. Gjirokastër 69 raste
  12. Dibër 69 raste

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>