123 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 5519.
Në 24 orët e fundit 5 pacientë kanë humbur jetën: 3 qytetare nga Shkodra; një 47 vjeçare, një 51 vjeçare, një 72 vjeçare, me disa sëmundje bashkëshoqëruese. Kanë humbur jetën fatkeqësisht edhe 2 qytetarë nga Tirana; një 65 vjeçar pa sëmundje të tjera dhe një 70 vjeçar me sëmundje bashkëshoqëruese.
120 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndër to 18 janë në terapi intensive dhe 6 janë të intubuar.
Të infektuarit e rinj janë: 59 raste në Tiranë, 12 në Durrës, 11 në Fier, 10 në Korçë, 7 në Shkodër, nga 4 raste në Krujë, Mat, nga 2 raste në Lezhë, Kavajë, Kukës, Berat, Kamëz, nga 1 rast në Devoll, Elbasan, Has, Vlorë, Kolonjë, Malësi e Madhe.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 57 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3018, që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar 42183 persona, prej të cilëve janë:
– 5519 të infektuar,
– 166 viktima;
– 3018 të shëruar,
– 2335 të infektuar aktivë.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 1 gusht sipas qarqeve është:
- Tiranë, 1285 pacientë aktivë,
- Durrës, 291 pacientë aktiv,
- Shkodër, 215 pacientë aktivë,
- Vlorë, 93 pacientë aktivë,
- Fier, 95 pacientë aktivë,
- Lezhë, 79 pacientë aktivë,
- Korçë, 75 pacientë aktivë,
- Kukës, 68 pacientë aktivë,
- Elbasan, 52 pacientë aktivë,
- Berat, 29 pacientë aktivë;
- Gjirokastër, 25 pacientë aktivë,
- Dibër, 28 pacientë aktiv.