82 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 2662.
Një 63-vjeçar dhe një 65-vjeçar nga Tirana dhe një 60-vjeçar nga Elbasani kanë humbur jetën në spitalin Infektiv.
78 pacientë po trajtohen në spitalin Infektiv, 9 prej tyre janë në terapi intensive, 2 të intubuar.
Të infektuarit e rinj janë 30 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Kavajë, Fushë-Arrëz, 5 në Vlorë, nga 4 raste në Krujë, Durrës, Lushnje, nga 2 raste në Fier, Kurbin, Korçë, Berat, Dibër, Vau i Dejës, dhe nga 1 rast përkatësisht në Elbasan, Lezhë, Has, Pukë dhe Rrogozhinë.
Mes të infektuarve të rinj ka kontakte të personave të diagnostikuar më parë, por dhe raste të reja për të cilët po vazhdon hetimi epidemiologjik.
Që prej fillimit të marsit janë testuar rreth 28 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 2662 të infektuar,
– 69 viktima;
– 1559 të shëruar,
– 1034 të infektuar aktivë.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 2 korrik sipas qarqeve është:
- Tiranë, 387 pacientë aktivë,
- Durrës, 203 pacientë aktiv,
- Shkodër, 152 pacientë aktivë,
- Vlorë, 110 pacientë aktivë,
- Fier, 51 pacientë aktivë,
- Lezhë, 45 pacientë aktivë,
- Korçë, 28 pacientë aktivë,
- Kukës, 19 pacientë aktivë,
- Elbasan, 16 pacientë aktivë,
- Berat, 8 pacientë aktivë;
- Dibër, 8 pacientë aktivë;
- Gjirokastër, 7 pacientë aktivë.