21 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 1164.
Një 62-vjeçar, i shtruar në pavionin e sëmundjeve të brendshme në QSUT ka ndërruar jetë. Ai ishte asimptomatik.
14 raste janë në Tiranë, 3 në Krujë, një në Durrës, një në Kamëz, një në Shkodër dhe një në Mallakastër.
27 pacientë janë të shtruar në Spitalin Infektiv, 4 janë në terapi intensive.
Brenda 24 orëve të fundit janë shëruar 14 qytetarë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 16 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 1164 të infektuar,
– 33 viktima;
– 891 të shëruar,
– 240 të infektuar aktivë;
Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 2 qershor është:
– Tiranë, 157 pacientë aktivë,
– Durrës, 20 pacientë aktiv,
– Krujë, 20 pacientë aktivë,
– Shkodër, 10 pacientë aktivë,
– Kamëz, 11 pacientë aktivë,
– Mat, 9 pacientë aktivë,
– Lushnje, 6 pacientë aktivë,
– Berat, 2 pacientë aktivë,
– Fier, 2 pacientë aktivë,
– Korçë, 1 pacient aktiv,
– Librazhd, 1 pacient aktiv,
– Mallakastër, 1 pacient aktiv.