Përditësim 2 shtator: 122 raste të reja dhe 6 viktima nga Covid-19

Nga Exit News
Përditësim 2 shtator: 122 raste të reja dhe 6 viktima nga Covid-19

122 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 9 728.

Në 24 orët e fundit 6 pacientë ka humbur jetën: një 64 vjeçar nga Kruja, një 79 vjeçare nga Fieri, një 81 vjeçar nga Kukësi, dhe tre qytetarë nga Tirana: një 77 vjeçare, një 80 vjeçar dhe një 82 vjeçar.

182 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndër to 22 janë në terapi intensive dhe 8 janë të intubuar.

Të infektuarit e rinj janë:66 raste në Tiranë, 13 në Durrës, 7 në Kavajë, 5 në Elbasan, nga 4 raste Lezhë, Cerrik, nga 3 raste Shkodër, Kamëz, Vorë, nga 2 raste Krujë, Kurbin, Korçë, Berat, Malësi e Madhe, nga 1 rast Devoll, Vlorë, Mirditë, Tepelenë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 141  qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 5 582 që nga fillimi i epidemisë.

Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 60 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 9 606 të infektuar,

– 296 viktima;

– 5 582  të shëruar,

–  3 850 të infektuar aktivë.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 2 shtator sipas qarqeve është:

  1. Tiranë, 2 058 pacientë aktivë,
  2. Durrës, 490  pacientë aktiv,
  3. Shkodër, 294 pacientë aktivë,
  4. Vlorë, 121 pacientë aktivë,
  5. Fier, 134 pacientë aktivë,
  6. Lezhë, 190 pacientë aktivë,
  7. Korçë, 155 pacientë aktivë,
  8. Kukës, 126 pacientë aktivë,
  9. Elbasan, 132 pacientë aktivë,
  10. Berat, 73 pacientë aktivë;
  11. Gjirokastër, 38 pacientë aktivë,
  12. Dibër, 39 pacientë aktiv

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>