155 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 7 967.
Në 24 orët e fundit 4 pacientë ka humbur jetën: një 57 vjeçar nga Vlora dhe tre qytetarë nga Tirana një 68 vjeçar, një 80 vjeçar dhe 82 vjeçar.
121 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndër to 19 janë në terapi intensive dhe 7 janë të intubuar.
Të infektuarit e rinj janë: Tiranë 77 raste, Durrës 18 raste, Elbasan 11 raste, Kamëz 6 raste, 5 raste në Kucovë, nga 4 raste në Korcë, Lushnje, Vlorë, nga 3 raste në Fier, Shkodër, Has, Cërrik, nga 2 raste në Krujë, Berat, Malësi e Madhe, Shijak dhe nga 1 rast në Devoll, Kukës, Kavajë, Mirditë, Mat, Divjakë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 58 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3 986 që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 50 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 7 967 të infektuar,
– 238 viktima;
– 3 986 të shëruar,
– 3 743 të infektuar aktivë.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 20 gusht sipas qarqeve është:
- Tiranë, 1959 pacientë aktivë,
- Durrës, 486 pacientë aktiv,
- Shkodër, 298 pacientë aktivë,
- Vlorë, 146 pacientë aktivë,
- Fier, 177 pacientë aktivë,
- Lezhë, 152 pacientë aktivë,
- Korçë, 146 pacientë aktivë,
- Kukës, 117 pacientë aktivë,
- Elbasan, 117 pacientë aktivë,
- Berat, 62 pacientë aktivë;
- Gjirokastër, 43 pacientë aktivë,
- Dibër, 40 pacientë aktiv.