Përditësim 20 gusht: 155 të infektuar të rinj dhe 4 viktima, shkon në 7 967 totali i të infektuarve

Nga Exit News
Përditësim 20 gusht: 155 të infektuar të rinj dhe 4 viktima, shkon në 7 967 totali i të infektuarve

155 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 7 967.

Në 24 orët e fundit 4 pacientë ka humbur jetën: një 57 vjeçar nga Vlora dhe tre qytetarë nga Tirana një 68 vjeçar, një 80 vjeçar dhe 82 vjeçar.

121 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndër to 19 janë në terapi intensive dhe 7 janë të intubuar.

Të infektuarit e rinj janë: Tiranë 77 raste, Durrës 18 raste, Elbasan 11 raste, Kamëz 6 raste, 5 raste në Kucovë, nga 4 raste në Korcë, Lushnje, Vlorë, nga 3 raste në Fier, Shkodër, Has, Cërrik, nga 2 raste në Krujë, Berat, Malësi e Madhe, Shijak dhe nga 1 rast në Devoll, Kukës, Kavajë, Mirditë, Mat, Divjakë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 58 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3 986 që nga fillimi i epidemisë.

Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 50 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 7 967 të infektuar,

– 238 viktima;

– 3 986  të shëruar,

–  3 743 të infektuar aktivë.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 20 gusht sipas qarqeve është:

  1. Tiranë, 1959 pacientë aktivë,
  2. Durrës, 486  pacientë aktiv,
  3. Shkodër, 298 pacientë aktivë,
  4. Vlorë, 146 pacientë aktivë,
  5. Fier, 177 pacientë aktivë,
  6. Lezhë, 152 pacientë aktivë,
  7. Korçë, 146 pacientë aktivë,
  8. Kukës, 117 pacientë aktivë,
  9. Elbasan, 117 pacientë aktivë,
  10. Berat, 62 pacientë aktivë;
  11. Gjirokastër, 43 pacientë aktivë,
  12. Dibër, 40 pacientë aktiv.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>