Përditësim 20 prill: 22 të infektuar të rinj, shkon në 584 totali

Nga Exit News
Përditësim 20 prill: 22 të infektuar të rinj, shkon në 584 totali

22 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 584.

13 persona janë shëruar, duke e çuar totalin në 327.

Sipas njoftimit të ISHP-së, të infektuar të rinj janë zbuluar në Kurbin, Krujë, Shkodër e Tiranë.

Në 24 orët e fundit janë testuar 233 persona të dyshuar, ndërsa në total që prej fillimit të marsit janë testuar 5775 persona, prej të cilëve janë:

– 584 të infektuar,

– 26 viktima;

– 314 të shëruar;

– 231 persona të infektuar aktivë;

– 35 të shtruar tek Infektivi, 5 prej të cilëve janë në terapi intensive;

– 9 të shtruar tek Sanatoriumi, 4 prej të cilëve në terapi intensive në gjendje të rënduar, 4 ndodhen në pavion.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 44 pacientë.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve deri më 20 prill është:

– Tiranë, 253 pacientë,

– Durrës, 42 pacientë,

– Lushnje, 6 pacientë,

– Elbasan, 16 pacientë,

– Fier, 36 pacientë,

– Kavajë, 9 pacientë,

– Rrogozhinë, 4 pacientë,

– Korçë, 19 pacientë,

– Vlorë, 5 pacientë,

– Shkodër, 99 pacientë,

– Lezhë, 14 pacientë,

– Berat, 2 pacientë,

– Has, 13 pacientë,

– Krujë, 23 pacientë,

– Tropojë, 4 pacientë,

– Pukë, 5 pacientë,

– Mirditë, 3 pacientë,

– Kukës, 11 pacientë,

– Mallakastër, 1 pacient,

– Kurbin, 19 pacientë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>