Përditësim 21 gusht: 152 të infektuar të rinj dhe 2 viktima, shkon në 8 119 totali i të infektuarve

Nga Exit News
Përditësim 21 gusht: 152 të infektuar të rinj dhe 2 viktima, shkon në 8 119 totali i të infektuarve

152 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 8 119.

Në 24 orët e fundit 2 pacientë ka humbur jetën: një 61 vjeçar nga Korca dhe  një 83 vjeçar Mirdita

137 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndër to 24 janë në terapi intensive dhe 7 janë të intubuar.

Të infektuarit e rinj janë: 73 raste në Tiranë, 19 raste në Korçë, 9 raste në Berat, 8 raste në Durrës, 7 raste në Kukës, 6 raste në Lezhë, 5 raste në Shkodër, nga 3 raste në Elbasan, Kavajë, nga 2 raste në Krujë, Vlorë, Kamëz, Mat, Gjirokastër, Klos, nga 1 rast në Fier, Lushnje, Rogozhinë, Vau I Dejës, Gramsh, Kuçovë, Maliq.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 110 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4 096 që nga fillimi i epidemisë.

Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 50 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 8 119 të infektuar,

– 240 viktima;

– 4 096  të shëruar,

–  3 783 të infektuar aktivë.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 21 gusht sipas qarqeve është:

  1. Tiranë, 1947 pacientë aktivë,
  2. Durrës, 489  pacientë aktiv,
  3. Shkodër, 302 pacientë aktivë,
  4. Vlorë, 146 pacientë aktivë,
  5. Fier, 177 pacientë aktivë,
  6. Lezhë, 157 pacientë aktivë,
  7. Korçë, 165 pacientë aktivë,
  8. Kukës, 123 pacientë aktivë,
  9. Elbasan, 118 pacientë aktivë,
  10. Berat, 70 pacientë aktivë;
  11. Gjirokastër, 45 pacientë aktivë,
  12. Dibër, 44 pacientë aktiv.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>