119 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 4290.
Në 24 orët e fundit 4 pacientë kanë humbur jetën: një 67-vjeçar nga Tirana, një 80 vjeçare nga Vlora, një 75 vjeçare nga Malësia e Madhe dhe një 80 vjeçar nga Tirana.
Të infektuarit e rinj janë 69 raste në Tiranë, 8 në Kavajë, nga 7 raste në Krujë, Tepelenë, 5 në Lezhë, 4 në Durrës, nga 3 raste në Elbasan, Pogradec, nga 2 raste në Shkodër, Fier, Korçë, Has, Lushnje, dhe nga 1 rast në Mallakastër, Kamëz, Malësi e Madhe.
Në spital janë të shtruar 125 pacientë, mes tyre edhe mosha të reja. 20 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 4 prej tyre të intubuar në gjendje të rëndë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar në 2 397 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar rreth 34 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 4290 të infektuar,
– 117 viktima;
– 2397 të shëruar,
– 1776 të infektuar aktivë.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 17 korrik sipas qarqeve është:
- Tiranë, 893 pacientë aktivë,
- Durrës, 201 pacientë aktiv,
- Shkodër, 201 pacientë aktivë,
- Vlorë, 100 pacientë aktivë,
- Fier, 63 pacientë aktivë,
- Lezhë, 89 pacientë aktivë,
- Korçë, 63 pacientë aktivë,
- Kukës, 52 pacientë aktivë,
- Elbasan, 51 pacientë aktivë,
- Berat, 38 pacientë aktivë;
- Gjirokastër, 19 pacientë aktivë,
- Dibër, 26 pacientë aktiv.