Përditësim 21 korrik: 119 të infektuar të rinj dhe 4 viktima, shkon në 4290 totali i të infektuarve

Nga Exit News
Përditësim 21 korrik: 119 të infektuar të rinj dhe 4 viktima, shkon në 4290 totali i të infektuarve

119 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 4290.

Në 24 orët e fundit 4 pacientë kanë humbur jetën: një 67-vjeçar nga Tirana, një 80 vjeçare nga Vlora, një 75 vjeçare nga Malësia e Madhe dhe një 80 vjeçar nga Tirana.

Të infektuarit e rinj janë 69 raste në Tiranë, 8 në Kavajë, nga 7 raste në Krujë, Tepelenë, 5 në Lezhë, 4 në Durrës, nga 3 raste në Elbasan, Pogradec, nga 2 raste në Shkodër, Fier, Korçë, Has, Lushnje, dhe nga 1 rast në Mallakastër, Kamëz, Malësi e Madhe.

Në spital janë të shtruar 125 pacientë, mes tyre edhe mosha të reja. 20 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 4 prej tyre të intubuar në gjendje të rëndë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar në 2 397 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Që prej fillimit të marsit janë testuar rreth 34 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 4290 të infektuar,

– 117 viktima;

– 2397 të shëruar,

– 1776 të infektuar aktivë.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 17 korrik sipas qarqeve është:

  1. Tiranë, 893 pacientë aktivë,
  2. Durrës, 201 pacientë aktiv,
  3. Shkodër, 201 pacientë aktivë,
  4. Vlorë, 100 pacientë aktivë,
  5. Fier, 63 pacientë aktivë,
  6. Lezhë, 89 pacientë aktivë,
  7. Korçë, 63 pacientë aktivë,
  8. Kukës, 52 pacientë aktivë,
  9. Elbasan, 51 pacientë aktivë,
  10. Berat, 38 pacientë aktivë;
  11. Gjirokastër, 19 pacientë aktivë,
  12. Dibër, 26 pacientë aktiv.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>