5 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 969.
78 përqind e të infektuarve ose 758 prej tyre janë shëruar.
Sipas njoftimit të ISHP-së, të infektuarit e rinj janë zbuluar në Durrës (3), Tiranë (1) e Krujë (1). Të gjithë pacientët e rinj janë kontakte të rasteve të mëparshme.
Në 24 orët të fundit janë testuar 204 qytetarë të dyshuar, ndërsa që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 13 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 969 të infektuar,
– 31 viktima;
– 758 të shëruar,
– 167 të infektuar aktivë;
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 14 pacientë, ku vetëm 3 janë në terapi intensive.
Më pak se 15 për qind e të infektuarve kanë nevojë për trajtim spitalor.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 21 maj është:
– Tiranë, 78 pacientë aktivë,
– Krujë, 46 pacientë aktivë,
– Shkodër, 15 pacientë aktivë,
– Kamëz, 12 pacientë aktivë,
– Durrës, 19 pacientë aktiv,
– Berat, 10 pacientë aktivë,
– Fier, 5 pacientë aktivë,
– Elbasan, 2 pacientë aktivë,
– Mirditë, 1 pacient aktiv,
– Korçë, 1 pacient aktiv,
– Kurbin, 1 pacient aktiv.