Përditësim 21 qershor: 71 të infektuar të rinj. Rritet numri i të shtruarve në spital

Nga Exit News
Përditësim 21 qershor: 71 të infektuar të rinj. Rritet numri i të shtruarve në spital

71 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 1962.  78 pacientë po trajtohen në spitalin Infektiv, 10 prej tyre janë në terapi intensive, një është i intubuar.

Një pacient 62-vjeçar nga Tirana ndërroi jetë në spitalin Infektiv, pasi disa ditësh nën trajtim intensiv.

Të infektuarit e rinj janë 31 raste janë në Tiranë,  12 në Shkodër, 5 në Krujë, 5 në Vlorë, nga 6 në Fier dhe 4 në Pogradec, nga 1 në Kukës, Mirditë, Lezhë, Kamëz dhe 3 raste në Durrës.

Mes të infektuarve të rinj ka kontakte të personave të diagnostikuar më parë, por dhe raste të reja për të cilët po vazhdon hetimi epidemiologjik.

70 për qind e gjithë të infektuarve janë shëruar.

Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 23 453 persona, prej të cilëve janë:

– 1962 të infektuar,

– 44 viktima;

– 1134 të shëruar,

– 784 të infektuar aktivë.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 21 qershor sipas qarqeve është:

  1. Tiranë, 361 pacientë aktivë,
  2. Durrës, 151 pacientë aktiv,
  3. Shkodër, 127 pacientë aktivë,
  4. Vlorë, 54 pacient aktivë,
  5. Fier, 37 pacientë aktivë,
  6. Elbasan, 10 pacientë aktivë,
  7. Korçë, 17 pacient aktivë,
  8. Lezhë, 16 pacient aktivë,
  9. Kukës, 8 pacientë aktivë,
  10. Gjirokastër, 2 pacient aktivë.
  11. Berat, 1 pacient aktiv.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme