156 raste të reja të infektuar me koronavirus janë shënuar në Shqipëri ditën e shtunë, pasi Ministria e Shëndetësisë kreu 837 testime.
Kjo shifër shënon rritje krahasuar me atë të një ditë më parë.
Në njoftimin e përditshëm të situatës epidemiologjike në vend, zv.Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli njoftoi se rastet ditore në vend janë shtuar përgjatë javës së fundit, ashtu si edhe testimet e kryera.
Mesatarja ditore e javës që kaloi ishte 145 raste të reja të të infektuarve me Covid-19.
Në të dy spitalet Covid në Tiranë po trajtohen 141 pacientë, 20 prej të cilëve janë në terapi intensive.
Në 22 gusht në Shqipëri ndërruan jetë 5 qytetarë për shkak të virusit Covid–19.