Përditësim 22 qershor: 33 të infektuar të rinj, 82 të shtruar në spital

Nga Exit News
Përditësim 22 qershor: 33 të infektuar të rinj, 82 të shtruar në spital

33 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 1995.

82 pacientë po trajtohen në spitalin Infektiv, duke shënuar shifrën më të lartë të pacientëve të hospitalizuar që prej fillimit të pandemisë. 10 prej pacientëve janë në terapi intensive, një është i intubuar.

Të infektuarit e rinj janë 23 të prekur në Tiranë, 8 në Shkodër dhe nga 1 rast në Pogradec dhe Kamëz

Mes të infektuarve të rinj ka kontakte të personave të diagnostikuar më parë, por dhe raste të reja për të cilët po vazhdon hetimi epidemiologjik.

70 për qind e gjithë të infektuarve janë shëruar.

Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 24 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 1995 të infektuar,

– 44 viktima;

– 1159 të shëruar,

– 792 të infektuar aktivë.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 21 qershor sipas qarqeve është:

  1. Tiranë, 366 pacientë aktivë,
  2. Durrës, 150 pacientë aktiv,
  3. Shkodër, 133 pacientë aktivë,
  4. Vlorë, 54 pacient aktivë,
  5. Fier, 37 pacientë aktivë,
  6. Elbasan, 10 pacientë aktivë,
  7. Korçë, 18 pacient aktivë,
  8. Lezhë, 14 pacient aktivë,
  9. Kukës, 8 pacientë aktivë,
  10. Gjirokastër, 1 pacient aktiv,
  11. Berat, 1 pacient aktiv.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>