Përditësim 22 shtator: 131 raste të reja dhe 3 viktima nga Covid-19

Nga Exit News
Përditësim 22 shtator: 131 raste të reja dhe 3 viktima nga Covid-19

131 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 12 666.

Në 24 orët e fundit 3 pacientë kanë humbur jetën.

201 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndër to 17 janë në terapi intensive dhe 8 janë të intubuar.

Të infektuarit e rinj janë: 68 të prekur në Tiranë,8 raste në Lushnje,6 raste në Shkodër dhe Gjirokastër,5 raste në Has,4 raste në Krujë dhe Dibër,3 raste në Durrës, Korçë, Kavajë, Berat, Divjakë,2 raste në Kurbin, Devoll, Mat, Pogradec, Delvinë, Roskovec, 1 rast në Kukës, Vlorë, Malësi e Madhe.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 47 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 7 042 që nga fillimi i epidemisë.

Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 80 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 12 666 të infektuar,

– 367 viktima;

– 7 042 të shëruar,

– 5 257 të infektuar aktivë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve deri në 22 shtator:

  1. Tiranë 2 603 raste
  2. Durrës 564 raste
  3. Shkodër 380 raste
  4. Lezhë 301 raste
  5. Elbasan 297 raste
  6. Korçë 251 raste
  7. Fier 240 raste
  8. Vlorë 193 raste
  9. Kukës 150 raste
  10. Berat 114 raste
  11. Gjirokastër 82 raste
  12. Dibër 82 raste

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>