52 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 2047.
81 pacientë po trajtohen në spitalin Infektiv, 11 prej tyre janë në terapi intensive, një është i intubuar.
Mosha mesatare e të shtruarve është 61 vjeç.
Të infektuarit e rinj janë 22 të prekur në Tiranë, 9 në Vlorë, 7 në Krujë, 5 në Kurbin, 2 në Fier dhe nga 1 rast në Kamëz, Kavajë, Lezhë, Pukë, Rrogozhinë Delvinë dhe Tepelenë.
Mes të infektuarve të rinj ka kontakte të personave të diagnostikuar më parë, por dhe raste të reja për të cilët po vazhdon hetimi epidemiologjik.
70 për qind e gjithë të infektuarve janë shëruar.
Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 25 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 2047 të infektuar,
– 45 viktima;
– 1195 të shëruar,
– 807 të infektuar aktivë.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 23 qershor sipas qarqeve është:
- Tiranë, 375 pacientë aktivë,
- Durrës, 152 pacientë aktiv,
- Shkodër, 124 pacientë aktivë,
- Vlorë, 63 pacient aktivë,
- Fier, 37 pacientë aktivë,
- Elbasan, 10 pacientë aktivë,
- Korçë, 17 pacientë aktivë,
- Lezhë, 20 pacient aktivë,
- Kukës, 7 pacientë aktivë,
- Gjirokastër, 2 pacient aktiv,
- Berat, 1 pacient aktiv.