Përditësim 25 gusht: 154 raste të reja dhe 5 viktima nga Covid-19

Nga Exit News
Përditësim 25 gusht: 154 raste të reja dhe 5 viktima nga Covid-19

154 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 8 759.

Në 24 orët e fundit 5 pacientë ka humbur jetën duke e çuar totalin e viktimave në 259: një 56 vjeçar nga Durrësi, një 73 vjeçar nga Tirana, një 73 vjeçar dhe një 81 vjeçar nga Korça,  një 75 vjeçar nga Lezha, me sëmundje bashkëshoqëruese.

160 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndër to 14 janë në terapi intensive dhe 4 janë të intubuar.

Të infektuarit e rinj janë: 94 raste në Tiranë, 11 raste në Durrës, 7 raste në Korçë, 6 raste në Kavajë, 5 raste në Shkodër, nga 4 raste në Elbasan Kamëz, nga 3 raste në Devoll, Lezhë, Bulqizë, nga 2 raste në Berat dhe Pogradec, nga 1 rast në Krujë, Fier, Kukës, Sarandë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Memaliaj, Shijak, Vorë, Cërrik.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 117 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4 530 që nga fillimi i epidemisë.

Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 57 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 8 759 të infektuar,

– 259 viktima;

– 4 530  të shëruar,

–  3 939 të infektuar aktivë.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 24 gusht sipas qarqeve është:

  1. Tiranë, 1957 pacientë aktivë,
  2. Durrës, 513  pacientë aktiv,
  3. Shkodër, 302 pacientë aktivë,
  4. Vlorë, 143 pacientë aktivë,
  5. Fier, 192 pacientë aktivë,
  6. Lezhë, 177 pacientë aktivë,
  7. Korçë, 185 pacientë aktivë,
  8. Kukës, 139 pacientë aktivë,
  9. Elbasan, 153 pacientë aktivë,
  10. Berat, 78 pacientë aktivë;
  11. Gjirokastër, 49 pacientë aktivë,
  12. Dibër, 50 pacientë aktiv.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>