Përditësim 24 qershor: 67 të infektuar të rinj dhe dy viktima, shkon në 2114 totali i të infektuarve

Nga Exit News
Përditësim 24 qershor: 67 të infektuar të rinj dhe dy viktima, shkon në 2114 totali i të infektuarve

67 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 2114.

Një 65-vjeçar nga Tirana, i infektuar me Covid-19, ka ndërruar jetë pasdite e 23 qershorit. Ndërsa një 34-vjeçare nga Librazhdi ndërroi jetë në 24 qershor. Ajo prej disa ditësh ishte në gjendje të rëndë dhe e intubuar në spitalin Infektiv, pasi vuante nga diabeti.

82 pacientë po trajtohen në spitalin Infektiv, 14 prej tyre janë në terapi intensive, një është i intubuar.

Mosha mesatare e të shtruarve është 61 vjeç.

Të infektuarit e rinj janë 18 në Krujë, 16 të prekur në Tiranë, 10 në Shkodër, 6 në Vlorë, nga 2 raste në Kukës, Lezhë, Kurbin, Lushnje dhe nga 1 rast përkatësisht në Durrës, Fier, Korçë, Kavajë, Rrogozhinë, Tropojë, Berat, Vau i Dejës dhe Divjakë.

Mes të infektuarve të rinj ka kontakte të personave të diagnostikuar më parë, por dhe raste të reja për të cilët po vazhdon hetimi epidemiologjik.

70 për qind e gjithë të infektuarve janë shëruar.

Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 25 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 2114 të infektuar,

– 47 viktima;

– 1217 të shëruar,

– 850 të infektuar aktivë.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 23 qershor sipas qarqeve është:

  1. Tiranë, 377 pacientë aktivë,
  2. Durrës, 165 pacientë aktiv,
  3. Shkodër, 135 pacientë aktivë,
  4. Vlorë, 69 pacient aktivë,
  5. Fier, 39 pacientë aktivë,
  6. Elbasan, 9 pacientë aktivë,
  7. Korçë, 18 pacientë aktivë,
  8. Lezhë, 24 pacient aktivë,
  9. Kukës, 10 pacientë aktivë,
  10. Gjirokastër, 2 pacient aktiv,
  11. Berat, 2 pacient aktiv.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>