Përditësim 24 shtator: 134 raste të reja dhe asnjë viktimë nga Covid-19

Nga Exit News
Përditësim 24 shtator: 134 raste të reja dhe asnjë viktimë nga Covid-19

134 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 12 921.

Në 24 orët e fundit asnjë pacient nuk kanë humbur jetën.

186 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndër to 16 janë në terapi intensive dhe 5 janë të intubuar.

Të infektuarit e rinj janë: 61 raste në Tiranë, 14 raste në Durrës, 10 raste në Elbasan, 9 raste në Shkodër, 7 raste në Fier, 5 raste në Korçë dhe Tropojë, 4 raste në Berat dhe Mat, 2 raste në Krujë, Vlorë, Mirditë, nga 1 rast në Lezhë, Has, Kavajë, Lushnje, Kamëz, Pogradec, Malësi e Madhe, Bulqizë, Vorë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 100 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 7 239 që nga fillimi i epidemisë.

Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 80 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 12 921 të infektuar,

– 370 viktima;

– 7 239 të shëruar,

– 5 312 të infektuar aktivë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve deri në 24 shtator:

  1. Tiranë 2 630 raste
  2. Durrës 576 raste
  3. Shkodër 380 raste
  4. Lezhë 302 raste
  5. Elbasan 300 raste
  6. Korçë 250 raste
  7. Fier 246 raste
  8. Vlorë 195 raste
  9. Kukës 154 raste
  10. Berat 108 raste
  11. Gjirokastër 81 raste
  12. Dibër 90 raste

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>