Përditësim 25 korrik: 67 të infektuar të rinj dhe 6 viktima, shkon në 4637 totali i të infektuarve

Përditësim 25 korrik: 67 të infektuar të rinj dhe 6 viktima, shkon në 4637 totali i të infektuarve

67 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 4637.

Në 24 orët e fundit 6 pacientë kanë humbur jetën: një 43 vjeçare dhe një 79 vjeçar nga Tirana dhe një 65 vjeçar nga Kruja, të tre të intubuar prej disa ditësh, me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese; si dhe një 62 vjeçar nga Pogradeci me sëmundje bashkëshoqëruese, një 56 vjeçar nga Kukës, dhe një 69 vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera.

Të infektuarit e rinj janë 56 raste në Tiranë, 8 raste në Durrës, 2 në Elbasan dhe një në Sarandë.

Në spital janë të shtruar 115 pacientë, mes tyre edhe mosha të reja. 21 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 9 prej tyre të intubuar në gjendje të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë  shëruar 29 pacientë, duke e çuar numrin në total të të shëruarve në 2637.

Që prej fillimit të marsit janë testuar rreth 38 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 4637 të infektuar,

– 134 viktima;

– 2637 të shëruar,

– 1866 të infektuar aktivë.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 25 korrik sipas qarqeve është:

  1. Tiranë, 992 pacientë aktivë,
  2. Durrës, 213 pacientë aktiv,
  3. Shkodër, 195 pacientë aktivë,
  4. Vlorë, 97 pacientë aktivë,
  5. Fier, 58 pacientë aktivë,
  6. Lezhë, 83 pacientë aktivë,
  7. Korçë, 65 pacientë aktivë,
  8. Kukës, 42 pacientë aktivë,
  9. Elbasan, 51 pacientë aktivë,
  10. Berat, 31 pacientë aktivë;
  11. Gjirokastër, 19 pacientë aktivë,
  12. Dibër, 20 pacientë aktiv.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>