Përditësim 25 qershor: 78 të infektuar të rinj dhe një viktimë, shkon në 2192 totali i të infektuarve

Nga Exit News
Përditësim 25 qershor: 78 të infektuar të rinj dhe një viktimë, shkon në 2192 totali i të infektuarve

78 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 2192.

Një 66-vjeçar, i cili vuante nga diabeti dhe hipertensioni, humbi jetën paraditen e të enjtes në spitalin Infektiv.

76 pacientë po trajtohen në spitalin Infektiv, 14 prej tyre janë në terapi intensive, dy të intubuar.

Mosha mesatare e të shtruarve është 61 vjeç.

Të infektuarit e rinj janë 14 raste në Shkodër, 13 në Krujë, 12 në Tiranë, 9 në Pukë, 6 në Delvinë, nga 4 raste në Gjirokastër, Vlorë, Kukës, nga 2 raste në Kamëz, Durrës, Fier, dhe nga 1 rast përkatësisht në Kurbin, Korçë, Kavajë, Lushnje, Mirditë, Pogradec.

Mes të infektuarve të rinj ka kontakte të personave të diagnostikuar më parë, por dhe raste të reja për të cilët po vazhdon hetimi epidemiologjik.

70 për qind e gjithë të infektuarve janë shëruar.

Që prej fillimit të marsit janë testuar rreth 25 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 2192 të infektuar,

– 48 viktima;

– 1250 të shëruar,

– 894 të infektuar aktivë.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 25 qershor sipas qarqeve është:

  1. Tiranë, 370 pacientë aktivë,
  2. Durrës, 176 pacientë aktiv,
  3. Shkodër, 153 pacientë aktivë,
  4. Vlorë, 79 pacient aktivë,
  5. Fier, 41 pacientë aktivë,
  6. Elbasan, 9 pacientë aktivë,
  7. Korçë, 20 pacientë aktivë,
  8. Lezhë, 26 pacient aktivë,
  9. Kukës, 12 pacientë aktivë,
  10. Gjirokastër, 6 pacientë aktivë,
  11. Berat, 2 pacientë aktivë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>