124 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 13 045.
Në 24 orët e fundit 3 pacient e kanë humbur jetën.
178 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndër to 18 janë në terapi intensive dhe 6 janë të intubuar.
Të infektuarit e rinj janë: 57 raste në Tiranë, 14 raste në Durrës, 10 raste në Elbasan, 9 raste në Shkodër, 7 raste në Fier, 5 raste në Korçë dhe Tropojë, 4 raste në Berat dhe Mat, 2 raste në Krujë, Vlorë, Mirditë, nga 1 rast në Lezhë, Has, Kavajë, Lushnje, Kamëz, Pogradec, Malësi e Madhe, Bulqizë, Vorë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 70 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 7 309 që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 80 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 13 045 të infektuar,
– 373 viktima;
– 7 309 të shëruar,
– 5 363 të infektuar aktivë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve deri në 25 shtator:
- Tiranë 2 651 raste
- Durrës 587 raste
- Shkodër 375 raste
- Lezhë 309 raste
- Elbasan 303 raste
- Korçë 254 raste
- Fier 252 raste
- Vlorë 199 raste
- Kukës 154 raste
- Berat 112 raste
- Gjirokastër 77 raste
- Dibër 90 raste