Përditësim 26 korrik: 126 të infektuar të rinj dhe 4 viktima, shkon në 4763 totali i të infektuarve

Nga Exit News
Përditësim 26 korrik: 126 të infektuar të rinj dhe 4 viktima, shkon në 4763 totali i të infektuarve

126 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 4763.

Në 24 orët e fundit 4 pacientë kanë humbur jetën: një 51-vjeçar nga Dibra, një 62 vjeçare nga Tirana dhe një 68 vjeçar nga Shkodra dhe 73 vjeçar nga Tirana, me sëmundje shoqëruese, të shtruar tek spitali “Shefqet Ndroqi”.

112 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndërto 19 janë në terapi intensive dhe 7 janë të intubuar.

Të infektuarit e rinj janë : 74 raste në Tiranë, nga raste 9 në Kavajë, Shkodër, 6 në Durrës, nga 4 raste në Krujë, Mirditë, Vlorë, nga 3 raste në Korçë, Lezhë, Vau i Dejës, 2 në Tropojë, nga 1 rast në Elbasan, Kamëz, Lushnje, Pogradec, Sarandë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2682, që nga fillimi i epidemisë.

Që prej fillimit të marsit janë testuar rreth 38 683 persona, prej të cilëve janë:

– 4763 të infektuar,

– 138 viktima;

– 2682 të shëruar,

– 1943 të infektuar aktivë.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 25 korrik sipas qarqeve është:

  1. Tiranë, 1056 pacientë aktivë,
  2. Durrës, 220 pacientë aktiv,
  3. Shkodër, 203 pacientë aktivë,
  4. Vlorë, 100 pacientë aktivë,
  5. Fier, 58 pacientë aktivë,
  6. Lezhë, 84 pacientë aktivë,
  7. Korçë, 69 pacientë aktivë,
  8. Kukës, 37 pacientë aktivë,
  9. Elbasan, 48 pacientë aktivë,
  10. Berat, 31 pacientë aktivë;
  11. Gjirokastër, 19 pacientë aktivë,
  12. Dibër, 18 pacientë aktiv.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>