108 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 13 085.
Në 24 orët e fundit 2 pacient e kanë humbur jetën.
179 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndër to 18 janë në terapi intensive dhe 5 janë të intubuar.
Të infektuarit e rinj janë: 40 të prekur në Tiranë, 9 të prekur në Shkodër dhe në Durrës, 8 të prekur në Elbasan, 6 raste në Mat, 4 raste në Krujë, Fier, Kavajë, 3 të prekur në Korçë, Vlorë, Shijak, Sarandë, 2 raste në Librazhd dhe Kuçovë, 1 rast në Lezhë, Has, Rrogozhinë, Tropojë, Berat, Mallakastër, Peqin, Kolonjë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 88 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 7 397 që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 80 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 13 085 të infektuar,
– 375 viktima;
– 7 397 të shëruar,
– 5 381 të infektuar aktivë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve deri në 26 shtator:
- Tiranë 2658 raste
- Durrës 590 raste
- Shkodër 381 raste
- Elbasan 309 raste
- Lezhë 295 raste
- Fier 259 raste
- Korçë 246 raste
- Vlorë 204 raste
- Kukës 155 raste
- Berat 112 raste
- Dibër 96 raste
- Gjirokastër 76 raste
- Dibër 90 raste