61 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 2730.
Një 59-vjeçare nga Lushnja dhe një 77-vjeçar nga Vlora kanë humbur jetën në spitalin infektiv.
81 pacientë po trajtohen në spitalin Infektiv, 12 prej tyre janë në terapi intensive, dy të intubuar.
Mosha mesatare e të shtruarve është 61 vjeç.
Të infektuarit e rinj janë 12 në Tiranë, Vlora 11 raste, Durrësi 7 raste, 5 raste Kukës dhe Divjakë, 3 raste në Pukë, Korçë, Kurbin, 2 raste në Krujë, 1 rast në Shkodër, Fier, Lezhë, Has, Mirëditë, Kamëz, Sarandë, Fushë-Arrëz, Selenicë dhe Belsh.
Mes të infektuarve të rinj ka kontakte të personave të diagnostikuar më parë, por dhe raste të reja për të cilët po vazhdon hetimi epidemiologjik.
70 për qind e gjithë të infektuarve janë shëruar.
Që prej fillimit të marsit janë testuar rreth 25 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 2730 të infektuar,
– 53 viktima;
– 1346 të shëruar,
– 931 të infektuar aktivë.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 26 qershor sipas qarqeve është:
- Tiranë, 375 pacientë aktivë,
- Durrës, 174 pacientë aktiv,
- Shkodër, 154 pacientë aktivë,
- Vlorë, 84 pacient aktivë,
- Fier, 44 pacientë aktivë,
- Elbasan, 12 pacientë aktivë,
- Korçë, 25 pacientë aktivë,
- Lezhë, 27 pacient aktivë,
- Kukës, 13 pacientë aktivë,
- Gjirokastër, 7 pacientë aktivë,
- Berat, 5 pacientë aktivë.