Përditësim 28 qershor: 77 të infektuar të rinj dhe 2 viktima, shkon në 2863 totali i të infektuarve

Nga Exit News
Përditësim 28 qershor: 77 të infektuar të rinj dhe 2 viktima, shkon në 2863 totali i të infektuarve

77 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 2863.

Një 54-vjeçar nga Tirana dhe një 70-vjeçar nga Shkodra kanë humbur jetën në spitalin infektiv.

77 pacientë po trajtohen në spitalin Infektiv, 15 prej tyre janë në terapi intensive, dy të intubuar.

Në 24 orë janë shëruar 38 persona, duke e çuar totalin në 1384 të shëruar.

Në 24 orë janë testuar 374 persona, dhe janë konfirmuar 72 raste pozitive.

Të infektuarit e rinj janë 19 në Tiranë,  9 raste në Krujë, 8 në Shkodër, Durrës dhe Pukë; 4 raste në Sarandë dhe në Vlorë; 4 raste në Fier dhe Lushnje; 2 raste në Lezhë; dhe 1 rast në Korçë, Elbasan, Has dhe Kavajë.

Në vend ka 963 persona aktiv me koronavirus, kryesisht në Tiranë, Shkodër dhe Durrës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>