132 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 13 391.
Në 24 orët e fundit 3 pacientë e kanë humbur jetën.
185 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, prej të cilëve 16 në terapi intensive dhe 4 pacientë të intubuar.
Të infektuarit e rinj janë: 31 raste në Tiranë, 15 në Elbasan, 12 në Durrës, 10 në Fier, nga 7 raste në Lezhë, Pogradec, nga 5 raste në Shkodër, Korçë, Mirditë, Berat, nga 4 raste në Lushnje, Përmet, Bulqizë, nga 3 raste në Tropojë, Gjirokastër, Patos, nga 2 raste në Fushë-Arrëz, Kolonjë, nga 1 rast në Has, Vlorë, Librazhd, Kamëz, Ura-Vajgurore.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 95 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 7 629 që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 85 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 13 391 të infektuar,
– 377 viktima;
– 7 534 të shëruar,
– 5 382 të infektuar aktivë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve deri në 28 shtator:
Tiranë 2632 raste;
Durrës 591 raste;
Shkodër 391 raste;
Elbasan 318 raste;
Lezhë 305 raste;
Fier 244 raste;
Korçë 252 raste;
Vlorë 198 raste;
Kukës 154 raste;
Berat 112 raste;
Dibër 107 raste;