84 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 9 279
Në 24 orët e fundit 4 pacientë ka humbur jetën, një 69 vjeçar nga Shkodra, 71 vjeçar nga Durrësi, një 77 vjeçar dhe 79 vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese, duke e çuar totalin e viktimave në 275.
175 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndër to 17 janë në terapi intensive dhe 9 janë të intubuar.
Të infektuarit e rinj janë: 28 raste në Tiranë, nga 12 raste në Shkodër dhe Durrës, 7 raste në Kukës, 5 raste në Elbasan, 4 raste në Vlorës, 3 raste në Korçë dhe Mirditë, 2 raste në Berat dhe Kuçovë, 1 rast në Kurbin, Kavajë, Kamëz, Divjakë, dhe Malësi e Madhe.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 97 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4 923 që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 58 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 9 279 të infektuar,
– 275 viktima;
– 5 020 të shëruar,
– 4 026 të infektuar aktivë.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 28 gusht sipas qarqeve është:
- Tiranë, 2 065 pacientë aktivë,
- Durrës, 530 pacientë aktiv,
- Shkodër, 300 pacientë aktivë,
- Vlorë, 147 pacientë aktivë,
- Fier, 173 pacientë aktivë,
- Lezhë, 190 pacientë aktivë,
- Korçë, 204 pacientë aktivë,
- Kukës, 146 pacientë aktivë,
- Elbasan, 154 pacientë aktivë,
- Berat, 82 pacientë aktivë;
- Gjirokastër, 50 pacientë aktivë,
- Dibër, 53 pacientë aktiv