Përditësim 29 gusht: 84 raste të reja dhe 4 viktima nga Covid-19

Nga Exit News
Përditësim 29 gusht: 84 raste të reja dhe 4 viktima nga Covid-19

84 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 9 279

Në 24 orët e fundit 4 pacientë ka humbur jetën,  një 69 vjeçar nga Shkodra, 71 vjeçar nga Durrësi, një 77 vjeçar dhe 79 vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese, duke e çuar totalin e viktimave në 275.

175 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndër to 17 janë në terapi intensive dhe 9 janë të intubuar.

Të infektuarit e rinj janë: 28 raste në Tiranë, nga 12 raste në Shkodër dhe Durrës, 7 raste në Kukës, 5 raste në Elbasan, 4 raste në Vlorës, 3 raste në Korçë dhe Mirditë, 2 raste në Berat dhe Kuçovë, 1 rast në Kurbin, Kavajë, Kamëz, Divjakë, dhe Malësi e Madhe.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 97 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4 923 që nga fillimi i epidemisë.

Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 58 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 9 279 të infektuar,

– 275 viktima;

– 5 020  të shëruar,

–  4 026 të infektuar aktivë.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 28 gusht sipas qarqeve është:

  1. Tiranë, 2 065 pacientë aktivë,
  2. Durrës, 530  pacientë aktiv,
  3. Shkodër, 300 pacientë aktivë,
  4. Vlorë, 147 pacientë aktivë,
  5. Fier, 173 pacientë aktivë,
  6. Lezhë, 190 pacientë aktivë,
  7. Korçë, 204 pacientë aktivë,
  8. Kukës, 146 pacientë aktivë,
  9. Elbasan, 154 pacientë aktivë,
  10. Berat, 82 pacientë aktivë;
  11. Gjirokastër, 50 pacientë aktivë,
  12. Dibër, 53 pacientë aktiv

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>