Ministria e Shëndetësisë njoftoi të hënën se janë regjistruar 285 raste të reja me Covid-19 dhe kanë humbur jetën 6 pacientë.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë janë kryer 1893 testime.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
67 raste në Tiranë, 21 në Fier, 19 në Korçë, 18 në Shkodër, 17 në Elbasan, 14 në Vlorë, nga 13 raste në Durrës, Gjirokastër, 11 në Berat, nga 7 raste në Lezhë, Lushnje, Sarandë, nga 6 raste në Kavajë, Mirditë, Peqin, nga 5 raste në Kurbin, Mallakastër, Vau i Dejës, nga 4 raste në Librazhd, Skrapar, nga 3 raste në Pukë, Kamëz, Malësi e Madhe, Kuçovë, Patos, nga 2 raste në Devoll, Prrenjas, Kolonjë, Gramsh, nga 1 rast në Kukës, Has, Rrogozhinë, Tropojë, Poliçan, Dropull, Libohovë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 568 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 90,024 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 311 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.
6 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Saranda, të moshave 54- 83 vjeç.
Statistika (29 Mars 2021)
Raste të reja ditore 285
Të shëruar në 24 orë 568
Të shtruar në spitale 311
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 1893
Testime totale 553,200
Raste pozitive 124,419
Raste të shëruara 90,024
Raste Aktive 32,179
Humbje jete 2216
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 22149
Fier 2602
Durrës 1320
Gjirokastër 1264
Shkodër 1221
Vlorë 1174
Korçë 781
Lezhë 473
Elbasan 408
Kukës 362
Dibër 324
Berat 101