Përditësim 30 korrik: 92 të infektuar të rinj dhe 4 viktima, shkon në 5197 totali i të infektuarve

Nga Exit News
Përditësim 30 korrik: 92 të infektuar të rinj dhe 4 viktima, shkon në 5197 totali i të infektuarve

92 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 5197.

Në 24 orët e fundit 4 pacientë kanë humbur jetën: një 31 vjeçar nga Tirana , një 69 vjeçare nga Shkodra, 75 vjeçare nga Fieri dhe një 85 vjeçare nga Korça.

124 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndërto 18 janë në terapi intensive dhe 7 janë të intubuar.

Të infektuarit e rinj janë:49 raste në Tiranë, 11 në Kukës, 5 në Durrës, 4 në Fier, nga 3 raste në Shkodër, Lezhë, nga 2 raste në Elbasan, Berat, Roskovec, Bulqizë, nga 1 rast në Kurbin, Kavajë, Vlorë, Mirditë, Mallakastër, Mat, Delvinë, Malësi e Madhe, Shijak.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 53 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2883, që nga fillimi i epidemisë.

Që prej fillimit të marsit janë testuar rreth 39 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 5197 të infektuar,

– 154 viktima;

– 2883 të shëruar,

–  2160 të infektuar aktivë.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 30 korrik sipas qarqeve është:

  1. Tiranë, 1164 pacientë aktivë,
  2. Durrës, 259 pacientë aktiv,
  3. Shkodër, 205 pacientë aktivë,
  4. Vlorë, 104 pacientë aktivë,
  5. Fier, 79 pacientë aktivë,
  6. Lezhë, 84 pacientë aktivë,
  7. Korçë, 63 pacientë aktivë,
  8. Kukës, 66 pacientë aktivë,
  9. Elbasan, 51 pacientë aktivë,
  10. Berat, 32 pacientë aktivë;
  11. Gjirokastër, 29 pacientë aktivë,
  12. Dibër, 24 pacientë aktiv.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>