23 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 1122.
77 përqind e të infektuarve ose 857 prej tyre janë shëruar.
Sipas njoftimit të ISHP-së, të infektuarit e rinj janë zbuluar në Tiranë (16), Lushnje (2), Mat (2), Durrës (1), Krujë (1), Librazhd (1).
Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 15 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 1122 të infektuar,
– 33 viktima;
– 857 të shëruar,
– 232 të infektuar aktivë;
Në spitalin Infektiv aktualisht po marrin shërbim 26 pacientë, ku 4 janë në terapi intensive.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 30 maj është:
– Tiranë, 121 pacientë aktivë,
– Durrës, 43 pacientë aktiv,
– Krujë, 17 pacientë aktivë,
– Shkodër, 11 pacientë aktivë,
– Berat, 2 pacientë aktivë,
– Kamëz, 9 pacientë aktivë,
– Mat, 8 pacientë aktivë,
– Lushnje, 6 pacientë aktivë,
– Fier, 2 pacientë aktivë,
– Korçë, 1 pacient aktiv.