Përditësim 31 gusht: 133 raste të reja dhe 4 viktima nga Covid-19

Nga Exit News
Përditësim 31 gusht: 133 raste të reja dhe 4 viktima nga Covid-19

133 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 9 513

Në 24 orët e fundit 4 pacientë ka humbur jetën: një 56 vjeçar nga Tirana, një 70 vjeçare nga Elbasani, një 77 vjeçar nga Durrësi, një 87 vjeçar nga Fieri.

180 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndër to 17 janë në terapi intensive dhe 6 janë të intubuar.

Të infektuarit e rinj janë:68 raste në Tiranë, 10 në Elbasan, 9 në Durrës, 7 në Lezhë, 6 në Berat, nga 5 raste në Krujë, Fier, 4 në Korçë, nga 3 raste në Kukës, Gjirokastër, nga 2 raste në Kurbin, Kavajë, Vlorë, Tropojë, Kuçovë, nga 1 rast në Shkodër, Devoll, Pogradec.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 75  qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 5 214 që nga fillimi i epidemisë.

Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 60 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 9 513 të infektuar,

– 284 viktima;

– 5 214  të shëruar,

–  4 015  të infektuar aktivë.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 31 gusht sipas qarqeve është:

  1. Tiranë, 2 092 pacientë aktivë,
  2. Durrës, 530  pacientë aktiv,
  3. Shkodër, 284 pacientë aktivë,
  4. Vlorë, 126 pacientë aktivë,
  5. Fier, 144 pacientë aktivë,
  6. Lezhë, 199 pacientë aktivë,
  7. Korçë, 178 pacientë aktivë,
  8. Kukës, 131 pacientë aktivë,
  9. Elbasan, 159 pacientë aktivë,
  10. Berat, 83 pacientë aktivë;
  11. Gjirokastër, 37 pacientë aktivë,
  12. Dibër, 52 pacientë aktiv

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>