Përditësim 31 mars: 2 viktima të tjera nga Covid-19 në Shqipëri, shkon në 15 totali

Nga Exit News
Përditësim 31 mars: 2 viktima të tjera nga Covid-19 në Shqipëri, shkon në 15 totali

Dy pacientë 69 dhe 77 vjeç me Covid-19 vdiqën pasditen e së martës në Spitalin Infektiv duke e çuar totalin në 15 të vdekur me koronavirus në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se: 77-vjeçari me inicialet I.B nga Kavaja pësoi infarkt të papritur, ndërsa 69-vjeçari me inicialet R.P nga Hasi nuk mundi t’i mbijetonte ndërlikimeve pas 3 ditësh që ishte në frymëmarrje të drejtuar.

I moshuari nga Kavaja trajtohej prej 17 marsit në Spitalin Infektiv. Ai vuante gjithashtu nga diabeti, veshkat dhe zemra.

Ndërsa 69-vjeçari nga Hasi po trajtohej për Covid-19 që prej 23 marsit. Autoritetet nuk saktësuan nëse ai vuante nga sëmundje tjetër.

Kështu tashmë janë 15 viktima nga 243 të infektuarit me koronavirus në Shqipëri.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>