130 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 5750.
Në 24 orët e fundit 4 pacientë kanë humbur jetën.
116 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndër to 23 janë në terapi intensive dhe 7 janë të intubuar.
Të infektuarit e rinj janë: 72 raste në Tiranë, 13 në Shkodër, 6 në Fier, nga 5 raste në Kukës, Lezhë, 4 në Korçë, nga 3 raste në Mat, Roskovec, nga 2 raste në Krujë, Kavajë, Lushnje, Berat, Sarandë, nga 1 rast në Durrës, Elbasan, Has, Vlorë, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Gramsh, Kuçovë, Skrapar.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 23 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3024, që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar 42183 persona, prej të cilëve janë:
– 5750 të infektuar,
– 176 viktima;
– 3054 të shëruar,
– 2520 të infektuar aktivë.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 1 gusht sipas qarqeve është:
- Tiranë, 1285 pacientë aktivë,
- Durrës, 291 pacientë aktiv,
- Shkodër, 215 pacientë aktivë,
- Vlorë, 93 pacientë aktivë,
- Fier, 95 pacientë aktivë,
- Lezhë, 79 pacientë aktivë,
- Korçë, 75 pacientë aktivë,
- Kukës, 68 pacientë aktivë,
- Elbasan, 52 pacientë aktivë,
- Berat, 29 pacientë aktivë;
- Gjirokastër, 25 pacientë aktivë,
- Dibër, 28 pacientë aktiv.