Përditësim 4 gusht: 130 të infektuar të rinj dhe 4 viktima, shkon në 5750 totali i të infektuarve

Nga Exit News
Përditësim 4 gusht: 130 të infektuar të rinj dhe 4 viktima, shkon në 5750 totali i të infektuarve

130 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 5750.

Në 24 orët e fundit 4 pacientë kanë humbur jetën.

116 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndër to 23 janë në terapi intensive dhe 7 janë të intubuar.

Të infektuarit e rinj janë: 72 raste në Tiranë, 13 në Shkodër, 6 në Fier, nga 5 raste në Kukës, Lezhë, 4 në Korçë, nga 3 raste në Mat, Roskovec, nga 2 raste në Krujë, Kavajë, Lushnje, Berat, Sarandë, nga 1 rast në Durrës, Elbasan, Has, Vlorë, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Gramsh, Kuçovë, Skrapar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 23 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3024, që nga fillimi i epidemisë.

Që prej fillimit të marsit janë testuar 42183 persona, prej të cilëve janë:

– 5750 të infektuar,

– 176 viktima;

– 3054 të shëruar,

–  2520 të infektuar aktivë.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 1 gusht sipas qarqeve është:

  1. Tiranë, 1285 pacientë aktivë,
  2. Durrës, 291 pacientë aktiv,
  3. Shkodër, 215 pacientë aktivë,
  4. Vlorë, 93 pacientë aktivë,
  5. Fier, 95 pacientë aktivë,
  6. Lezhë, 79 pacientë aktivë,
  7. Korçë, 75  pacientë aktivë,
  8. Kukës, 68 pacientë aktivë,
  9. Elbasan, 52 pacientë aktivë,
  10. Berat, 29 pacientë aktivë;
  11. Gjirokastër, 25 pacientë aktivë,
  12. Dibër, 28 pacientë aktiv.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>