Përditësim 4 janar: 185 raste të reja dhe 6 viktima me Covid-19

Nga Exit News
Përditësim 4 janar: 185 raste të reja dhe 6 viktima me Covid-19

185 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 59,623.

Në 24 orët e fundit, humbën jetën gjashtë qytetarë: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetare nga Lezha, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Përmeti, të moshave 59-76 vjeç.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

31 raste në Tiranë, nga 19 raste në Shkodër, Vlorë, 12 në Sarandë, nga 9 raste në Kurbin, Lezhë, nga 8 raste në Durrës, Kavajë, Cerrik, 6 në Kamëz, nga 4 raste në Kukës, Lushnje, Dibër, nga 3 raste në Fier, Berat, Vorë, Patos, nga 2 raste në Krujë, Mirditë, Rrogozhinë, Librazhd, Mat, Gjirokastër, Delvinë, Tepelenë, Vau i Dejës, nga 1 rast në Korçë, Elbasan, Has, Pukë, Mallakastër, Përmet, Ura Vajgurore, Fushë Arrëz, Belsh, Malësi e Madhe, Kolonjë, Klos, Skrapar, Konispol.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 348 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 34,996 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 274 pacientë, 28 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (04 Janar 2021)
Raste të reja ditore 185
Të shëruar në 24 orë 348
Të shtruar në spitale 274
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 1,281

Testime totale 269,383
Raste pozitive 59,623
Raste të shëruara 34,996
Raste Aktive 23,428
Humbje jete 1199

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 13577
Fier 1668
Shkodër 1315
Durrës 1187
Vlorë 942
Korçë 946
Lezhë 901
Elbasan 874
Berat 770
Gjirokastër 490
Kukës 396
Dibër 362

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>