Përditësim 4 maj: 8 të infektuar të rinj, 803 shkon në total

Nga Exit News
Përditësim 4 maj: 8 të infektuar të rinj, 803 shkon në total

8 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 803.

68 përqind e të infektuarve ose 543 prej tyre janë shëruar.

Sipas njoftimit të ISHP-së, të infektuar të tjerë të rinj janë zbuluar në Tiranë, Elbasan e Durrës.

Në 24 orët e fundit janë testuar 140 persona të dyshuar, ndërsa në total që prej fillimit të marsit janë testuar 9006 persona, prej të cilëve janë:

– 803 të infektuar,

– 31 viktima;

–  543 të shëruar,

–  229 të infektuar aktivë;

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 34 pacientë, ku vetëm 7 është në terapi intensive.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve deri më 4 maj është:

– Tiranë, 336 pacientë,

– Shkodër, 110 pacientë,

– Krujë, 110 pacientë,

– Durrës, 42 pacientë,

– Lushnje, 7 pacientë,

– Elbasan, 18 pacientë,

– Fier, 37 pacientë,

– Kavajë, 9 pacientë,

– Rrogozhinë, 4 pacientë,

– Korçë, 19 pacientë,

– Vlorë, 5 pacientë,

– Lezhë, 14 pacientë,

– Berat, 4 pacientë,

– Has, 14 pacientë,

– Tropojë, 4 pacientë,

– Pukë, 5 pacientë,

– Mirditë, 5 pacientë,

– Kukës, 19 pacientë,

– Mallakastër, 1 pacient,

– Kurbin, 31 pacientë,

– Mat, 1 pacient.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>