13 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 1197.
11 raste janë në Tiranë, 1 në Krujë, dhe 1 në Shkodër. Mes të infektuarve të rinj, 3 janë personel mjekësor.
23 pacientë janë të shtruar në Spitalin Infektiv, 5 janë në terapi intensive, një prej të cilëve i intubuar.
75 për qind e gjithë të infektuarve janë shëruar.
Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 17 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 1197 të infektuar,
– 33 viktima;
– 898 të shëruar,
– 266 të infektuar aktivë;
Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 4 qershor është:
– Tiranë, 183 pacientë aktivë,
– Durrës, 15 pacientë aktiv,
– Krujë, 22 pacientë aktivë,
– Shkodër, 10 pacientë aktivë,
– Kamëz, 12 pacientë aktivë,
– Mat, 9 pacientë aktivë,
– Lushnje, 6 pacientë aktivë,
– Berat, 2 pacientë aktivë,
– Fier, 2 pacientë aktivë,
– Korçë, 1 pacient aktiv,
– Librazhd, 1 pacient aktiv,
– Mallakastër, 1 pacient aktiv.