Shqipëria shënoi 1,089 të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit, mes 4,270 të testuarve. Kjo është dita me numrin më të lartë të të infektuarve që prej fillimit të pandemisë, në mars 2020.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 676 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 50,219 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 423 pacientë, 27 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.
15 qytetarë humbën jetën në spitalet Covid. Viktimat janë: 10 qytetar nga Tirana, 2 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Dibra, të moshave 34 -86 vjeç
Qyteti me numrin më të lartë të të infektuarve është Tirana me 403 raste. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
403 raste në Tiranë, 59 në Durrës, 56 në Lushnje, 52 në Fier, 42 në Vlorë, 39 në Lezhë, 36 në Sarandë, 35 në Elbasan, 33 në Krujë, 31 në Kuçovë, 26 në Shkodër, 25 në Berat, nga 23 raste në Kurbin, Korçë, 21 në Kukës, 18 në Kamëz, 16 në Librazhd, 13 në Gjirokastër, 11 në Kavajë, 9 në Peqin, nga 8 raste në Mirditë, Përmet, Ura Vajgurore, Bulqizë, Gramsh, nga 7 raste në Mat, Tepelenë, Malësi e Madhe, nga 6 raste në Mallakastër, Delvinë, Skrapar, 5 në Dibër, nga 4 raste në Pukë, Pogradec, Patos, 3 në Has, nga 2 raste në Belsh, Prrenjas, Kolonjë, Poliçan, Dropull, nga 1 rast në Devoll, Rrogozhinë, Tropojë, Vau i Dejës, Divjakë, Selenicë, Himarë, Memaliaj, Finiq.
COVID-19 – Statistika (5 Shkurt 2021)
Raste të reja ditore 1089
Të shëruar në 24 orë 676
Të shtruar në spitale 423
Humbje jete në 24 orë 15
Testime ditore 4270
Testime totale 377,402
Raste pozitive 83,082
Raste të shëruara 50,219
Raste Aktive 31,430
Humbje jete 1433
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 17910
Fier 2692
Durrës 1730
Shkodër 1546
Vlorë 1544
Elbasan 1418
Lezhë 1091
Berat 972
Korçë 964
Gjirokastër 677
Kukës 478
Dibër 408