127 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 6 016.
Në 24 orët e fundit 6 pacientë kanë humbur jetën:3 qytetarë nga Durrësi, një 64 vjeçar, një 65 vjeçar dhe një 69 vjeçar, me sëmundje bashkëshoqërues, si dhe një 72 vjeçare nga Fier, një 73 vjeçare nga Korça dhe një 78 vjeçare nga Tirana.
119 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndër to 22 janë në terapi intensive dhe 4 janë të intubuar.
Të infektuarit e rinj janë: 36 raste në Tiranë, 28 në Krujë, 15 në Durrës, 8 në Has, 5 në Kukës, 4 në Fier, nga 3 raste në Shkodër, Korçë, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër, nga 2 raste në Lezhë, Përmet, Klos, Shijak, Finiq, nga 1 rast në Kurbin, Lushnje, Berat, Tepelenë, Kolonjë, Malësi e Madhe.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 32 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3155, që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar 44 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 6 016 të infektuar,
– 188 viktima;
– 3123 të shëruar,
– 2673 të infektuar aktivë.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 6 gusht sipas qarqeve është:
- Tiranë, 1477 pacientë aktivë,
- Durrës, 344 pacientë aktiv,
- Shkodër, 232 pacientë aktivë,
- Vlorë, 97 pacientë aktivë,
- Fier, 99 pacientë aktivë,
- Lezhë, 86 pacientë aktivë,
- Korçë, 85 pacientë aktivë,
- Kukës, 90 pacientë aktivë,
- Elbasan, 53 pacientë aktivë,
- Berat, 44 pacientë aktivë;
- Gjirokastër, 32 pacientë aktivë,
- Dibër, 34 pacientë aktiv.