725 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 61.008.
Në 24 orët e fundit, humbën jetën 7 qytetarë: 3 qytetar nga Tirana, 2 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 52-76 vjeç.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
252 raste në Tiranë, 43 raste në Durrës, 38 raste në Mat, 36 raste në Lezhë, 34 raste në Vlorë, 30 raste në Shkodër, 27 raste në Fier, 23 raste në Sarandë, 18 raste në Lushnje, 17 raste në Pogradec dhe Berat, 16 raste në Skrapar, 15 raste në Kavajë dhe Elbasan, 14 raste në Dibër, 12 raste në Kurbin dhe Bulqizë, 11 raste në Krujë, 8 raste në Tropojë, 7 raste në Korçë dhe Patos, 6 raste në Kukës dhe Cërrik, 5 raste në Mallakastër, 4 raste në Rrogozhinë, Gjirokastër, Klos, Gramsh, 3 raste në Mirditë, Kamëz, Delvinë, Vau i Dejës, Shijak, Kuçovë, 2 raste në Peqin, Përmet, Devoll, Has, Pukë, Librazhd, Tepelenë, Malësi e Madhe, Kolonjë, Vorë, 1 rast në Divjakë dhe Libohovë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 551 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 36,102 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 273 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.
COVID-19 – Statistika (06 Janar 2021)
Raste të reja ditore 725
Të shëruar në 24 orë 551
Të shtruar në spitale 273
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 3.906
Testime totale 276.713
Raste pozitive 61.008
Raste të shëruara 36.102
Raste Aktive 23.689
Humbje jete 1.217
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 13.753
Fier 1715
Shkodër 1325
Durrës 1203
Vlorë 951
Lezhë 942
Korçë 878
Elbasan 865
Berat 754
Gjirokastër 454
Dibër 451
Kukës 398